Re-ACT Lab lanson një Udhëzues të ri për Prokurimin Publik Strategjik për Udhëheqësit Komunal
Re-ACT Lab lanson një Udhëzues të ri për Prokurimin Publik Strategjik për Udhëheqësit Komunal
12 Tetor 2026
Qendra e Kompetencës ProcuRe-ACT e Re-ACT Lab ka lansuar Udhëzuesin për Prokurimin Publik Strategjik për Udhëheqësit Komunal, me mbështetjen e Better Politics Fund.
Kosova shpenzon rreth një euro nga çdo tre të buxhetit të saj përmes prokurimit publik, dhe shumica e kontratave ende jepen me çmimin më të ulët. Ligji tashmë u lejon komunave të blejnë sipas vlerës, në mënyrë që të krijojnë edhe vende pune lokale, të ulin faturat e energjisë dhe të mbështesin bizneset vendore. Hulumtimi ynë tregon se çfarë mungon: zyrtarët kanë nevojë për mbështetje të qartë nga udhëheqësit e tyre.
Ky udhëzues është shkruar për kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Është praktik dhe i lehtë për t’u përdorur. Përfshin një memo të gatshme për nënshkrim që u jep zyrtarëve mbështetje politike, ide për dhjetë tenderë të zakonshëm komunalë dhe përgjigje për pyetjet që udhëheqësit i dëgjojnë më shpesh.
"Zyrtarët zgjedhin çmimin më të ulët sepse është zgjedhja më e sigurt. Vetëm udhëheqësit politikë mund ta ndryshojnë këtë, dhe mjafton vetëm një vendim,” tha Gresa Smolica, Drejtoreshë Ekzekutive e Re-ACT Lab. “Mesazhi ynë për çdo udhëheqës komunal është i thjeshtë: zgjidhni një kontratë dhe Qendra do t’ju mbështesë deri në fund.”
Udhëzuesi është në dispozicion në shqip dhe anglisht, dhe mund të qaseni duke klikuar butonin më poshtë 👇
Qendra e Kompetencës ProcuRe-ACT është themeluar nga Re-ACT Lab në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Bashkëpunimit Gjerman, dhe Better Politics Fund.
Re-ACT Lab promovon hulumtimin dhe inovacionin si mjet për të avancuar reformat qeveritare dhe të politikëbërjes në Kosovë dhe rajon.